Miratohet buxheti për njësitë vendore

0

Buxheti i vendorëve  do të rritet këtë vit për të gjitha bashkitë dhe komunat në vend. Ministria e Financave ka ndarë 33 miliardë lekë ose 2.4 përqind të PBB-së për njësitë e pushtetit vendor duke marrë si referencë buxhetin e vitit 2013.

Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë Bashkia e Tiranës, që kap shifrën e 1.18 miliardë lekë nga 1.1 miliardë që kishte në vitin 2013.

Pjesë të fondit janë edhe bashkitë e mëdha si Shkodra, Durrësi, Fieri, Elbasani. Bashkia e Librazhdit radhitet ndër lokalitetet me fondet më të pakta në dispozicion me vetëm 28 milionë lekë në nivele gati më të ulëta se komunat e këtij rrethi.

Si pjesë e këtij fondi është përllogaritur rritja e transfertës së pakushtëzuar për njësitë vendore, në raport me vitin 2013 me rreth 2.2%, janë shtuar 700 milionë lekë si efekt neto i ndryshimit të taksës mbi biznesin e vogël dhe  1,850 milionë lekë.janë shtuar për grantet konkurruese .

Ministria e Financave sqaron se në buxhetin e vitit 2014 është vazhduar me përmirësime në mënyrën e llogaritjes së transfertës së pakushtëzuar për çdo njësi të qeverisjes vendore. Në projektbuxhetin e vitit 2014, janë bërë edhe disa ndryshime,  së pari është bërë garantimi i çdo njësie vendore për të përfituar fonde, jo më pak se 101 për qind të vitit 2013. Së dyti është aplikuar rritja e kufirit të garancive minimale të fondeve për frymë për bashkitë nga 3,050 lekë në vitin 2013, në 3,220 lekë në vitin 2014, ose rritjen e kufirit në masën 5.6 për qind.

Gjithashtu, këtë vit janë nxitur financiarisht me një koeficient favorizues bashkitë që janë në UNESCO. Gjatë këtij viti qeveria në në bashkëpunim edhe me donatorët që asistojnë pushtetin vendor, do të hartohj një ligj integral për financat vendore.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here