Miqtё e Dritёroit mbjellin pemё nё nderim tё shkrimtarit

  Njё pёrkujtim   qё vijon   me mbjellje tё pemёve nё nderim tё tij, bashkёshortja : nisma mё e bukur pёr tё pёrjetёsuar Dritёroin. “O toka ime që të lërova e të thura këngë, Që të kam dashur plisin dhe barin, Që të kam fshirë me duar, me mëngë, Në ç’vend ma le varrin? Më mirë

 

Image result for pylli i driteroit

Njё pёrkujtim   qё vijon   me mbjellje tё pemёve nё nderim tё tij, bashkёshortja : nisma mё e bukur pёr tё pёrjetёsuar Dritёroin.

“O toka ime që të lërova e të thura këngë,

Që të kam dashur plisin dhe barin,

Që të kam fshirë me duar, me mëngë,

Në ç’vend ma le varrin?

Më mirë ma bëj diku në një brazdë,

Apo larg mbi përrua ndofta,

Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,

Duke më sjellë lajme nga bota,

Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,

E kyçur dera, me lloze porta…”

E pikërisht këtu, në këtë sallë, Dritëroi ka dhënë ndoshta shfaqjen më emocionuese të ndarjes së tij të brendshme, të jetës së tij të ndarë, mes këtej e andej, portës së kyçur me lloze.

Të gjithë dashamirësit e Mjeshtit  të letrave shqipe janë bërë pjesë e nismës së Bashkisë së Tiranës ,për të mbjellë pemë dhe për të krijuar  në Parkun e Liqenit atë që do të njihet me emrin “Pylli i Dritëroit”.

Vetë gruaja e poetit Sadije Agolli , zgjodhi të vizitojë këtë hapësirë të gjelbër pranë Liqenit Artificial e cila adresoi dhe një mesazh për të gjithë kontributorët.

“Mbjellja e pemëve të llojeve të ndryshme dhe pyllëzimi i kësaj toke është një nga nismat më të bukura dhe më fisnike që dashamirësit po i dhurojnë Dritëroit për ta përjetësuar me frymëmarrjen e tyre . Dritëroi e ka dashur token dhe i ka kënduar gjithmonë asaj . Sa herë që ju të shëtisni në këtë pjesë të pyllëzuar do të ndjeni edhe zërin e Dritëroit me vargjet dhe prozën e tij. Un ju falenderoj të gjithve dhe uroj që të kaloni ditë të gëzuara sa here që të shëtisni në këtë pyll të ri që po merr formë dhe që në  të ardhmen do të shumohet  nga shumë bimë të tjera pasi aty do të jetë edhe fryma e Dritëroit “ , u shpreh zonja Agolli duke vlerësuar dhe punën e bërë deri  më tani .

Gjithashtu mirënjohje dhe falenderime shpreh dhe kreu  i Shoqatës “Devolli” dega Tiranë  , Gëzim Begolli , për nismën dhe krijimin e hapësirës së gjelbërt.

“Pylli I Dritëroit “ simbolikisht ka 47 pemë për 47 fshatra të Devollit në respekt të kontributit që ai ka dhënë veçanërisht për zonën nga vinte. Pas indicieve të para shumë shpejt mori përmasa edhe më kombëtare . Ky pyll do të na shërbejë si symbol i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit “, shprehet Begolli .

Mendohet se po në këtë pyll do të ngrihet edhe një bust i shkrimtarit.

Qenia e tij, e jetuar për vite e vite në kontradiktën dramatike, mes robit të natyrës që i kishte dhuruar bujarisht fuqinë e një talenti të madh dhe personazhit robërues të skenës publike në një kohe kolere për lirinë, lëshoi këtu, mbi këtë skenë, 26 vjet më parë, një klithëm historike që e shpërtheu mu përpara syve të të gjithë botës, llozin më të rëndë të asaj porte: Partinë e Punës së Shqipërisë!

Ai lloz i rëndë ra dhe shtëpia e atyre që ëndërruan e luftuan për  një botë të re, të kthyer në pengje të ëndrrës së tyre të bërë makth, u shpërbë, por jeta e Dritëroit vijoi të mbetet e ndarë, nga porta mes personazhit të famshëm,

E në çdo molekulë të ujrave që më lajnë,

E në çdo fërfërimë ere e frymë suferine,

E në çdo copë qielli që malet mbi kokë e mbajnë.”

Një brengë thuajse e pangushëllueshme, e mbante gozhduar thellë mes të dyjave, dhe unë besoj se tek vdekja ai shihte të vetmen mundësi për t’u kthyer në parajsën e natyrës, ku ishte lindur mes

“fshatarëve që u mblodhën,

Faqet e parruara i ulën mbi mua

Dhe thanë: Shumë ara do lërosh ti

Dhe shumë ujë do pish në krua…”

Vitet që iknin vetëm e thellonin atë brengë, siç e përshkruante mrekullisht ai vetë:

“S’jam ëndërrues i krisur i viteve që ikën,

Veç sonte më ka pushtuar një mall.

Ç’u bë ai çuni i vogël që mbante në brez thikën,

Që gdhendte shkopinj thane në mal?”

Dritëroi do jetojë ndër  vargje plot jetë  , por  simbolikisht dhe pemët në nderim të tij  po jetë na dhurojnë.

Përgatiti :F.Bushi

 

 

 

                                 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar