Ministrja Balluku: kontroll rrënjësor të gjitha HEC-eve operuese në vend

Ministrja Balluku: kontroll rrënjësor të gjitha HEC-eve operuese në vend

Ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës Belinda Balluku, gjatë një konference për shtyp, është shprehur se të gjitha hidrocentralet operuese në vend do ti nënshtrohen një kontrolli rrënjësor fizik. Ajo gjithashtu ka deklaruar se përveç kontrollit fizik, njëkohësisht do të zhvillohet edhe një skanim i të gjitha dokumentacioneve të  çdo subjekti. “Vetëm 96 kontrata për HEC-e

Ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës Belinda Balluku, gjatë një konference për shtyp, është shprehur se të gjitha hidrocentralet operuese në vend do ti nënshtrohen një kontrolli rrënjësor fizik.

balluku

Ajo gjithashtu ka deklaruar se përveç kontrollit fizik, njëkohësisht do të zhvillohet edhe një skanim i të gjitha dokumentacioneve të  çdo subjekti.

“Vetëm 96 kontrata për HEC-e të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një procesi skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licensuar”, u shpreh ministrja.

Në fjalimin e saj, ministrja bëri të ditur se kontrolli i ushtruar nga MIE, kryesisht do të fokusohet në dy kritere kryesore:

1)   Nëse kompanitë e licensuara i përmbushin të gjitha kushtet teknike.

2)   Nëse këto kompani i kanë përmbushur të gjitha detyrimet mjedisore.

Përsa i përket HEC-it mbi kanionin e Holtës në Gramsh, ajo e konsideroi si të papranueshm ndërtimin e tij pa u diskutuar më parë çështja me banorët e zonës.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar