Ministria Financave, shlyerja e borxhit nis në mars

Qeveria parashikon që për një periudhë tre vjeçare të shlyejë të gjithë borxhet e prapambetura që ka ndaj bizneseve dhe individëve. Kësti i parë i shlyerjes pritet të nisë në muajin mars, kohë kur qeveria do të marrë edhe shumën e parë, të parave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave,

Qeveria parashikon që për një periudhë tre vjeçare të shlyejë të gjithë borxhet e prapambetura që ka ndaj bizneseve dhe individëve. Kësti i parë i shlyerjes pritet të nisë në muajin mars, kohë kur qeveria do të marrë edhe shumën e parë, të parave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, vlerëson se borxhet e prapambetura të shtetit ndaj sipërmarrjes janë në total rreth 72.6 miliardë lekë ose 5.3 % e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Detyrimet konsistojnë në 5 zëra. Kontratat e papaguara të punëve publike dhe pagesat për mallra e shërbime, respektivisht me 24.6 miliardë lekë dhe 5 miliardë lekë, detyrime të tjera që rrjedhin nga tatimet, 22.8 miliardë lekë, përkatësisht 12.8 miliardë lekë TVSH e parimbursuar dhe 10 miliardë lekë tatim mbi fitimin që duhej t’i ishte kthyer biznesit. Gjithashtu qeveria grupon edhe detyrimet e tjera, të cilat i vlerëson 20.1 miliardë lekë dhe ku përfshihen vendimet gjyqësore kundër shtetit, detyrimet për shpronësimet publike, por edhe pagesat e prapambetura të personave me aftësi të kufizuara.

Për vitin 2014, qeveria ka vendosur të paguajë nga buxheti 35 miliardë lekë ose gati gjysmën e detyrimeve totale. Pjesa e mbetur do të shlyhet në dy vitet e ardhshme, përkatësisht 20 miliardë në 2015 dhe 17.5 miliardë të tjera në vitin 2016. Sipas strategjisë së Ministrisë së Financave për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura do të ndiqet parimi i kohës, sipas të cilit pagesat do të fillojnë nga detyrimet më të vjetra.

Ministria e Financave (MF) bën të ditur se shuma e borxhit do të sigurohet nga FMN dhe BB-ja nëpërmjet dy programve, nga 100 milionë dollarë secili, shumë kjo që priet të merret në maj-qershor. Kredia nga FMN dhe BB është marrë me interes 2.

Sipas MF-së, gjithë procesi do të mbikëqyret nga një komitet i posaçëm, që kryesohet nga zëvendësministri i Financave, drejtoresha e Doganave, ajo e Tatimeve dhe anëtarë të tjerë, por edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, me statusin e vëzhguesit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar