Ministria e Jashtme pro ndërhyrjes në Siri

Ministria e Jashtme pro ndërhyrjes në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me situatën në Siri. Në një deklaratë për mediat thuhet se Shqipëia është e gatshme të mbështesë çdo veprim të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t’u dhënë fund masakrave në Siri. “Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria – ashtu siç është

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me situatën në Siri. Në një deklaratë për mediat thuhet se Shqipëia është e gatshme të mbështesë çdo veprim të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t’u dhënë fund masakrave në Siri.

“Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria – ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, – ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratë.

Në vijim theksohet se të dhënat e fundit  të bëra publike nga Sekretari Amerikan, John Kerry tregojnë fakte të pakundërshtueshme në përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian, çka duhet të vërë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar që të marë masa të menjëhershme.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar