Shqipëria dënon sulmin kimik në Siri

Shqipëria dënon sulmin kimik në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë përdorimin e armëve kimike në Siri, për të cilat regjimi i Damaskut duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me detyrimet ndërkombëtare. Gjithashtu MPJ mirëpret Raportin e Misionit të OKB-së për hetimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, i cili zyrtarisht konfirmoi përdorimin

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë përdorimin e armëve kimike në Siri, për të cilat regjimi i Damaskut duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.

Gjithashtu MPJ mirëpret Raportin e Misionit të OKB-së për hetimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, i cili zyrtarisht konfirmoi përdorimin e armëve të tilla në një shkallë të gjerë në këtë vend, duke shkaktuar viktima të shumta në popullsinë civile.

“Republika e Shqipërisë rishpreh angazhimin e saj në mbështetje të nismave të komunitetit ndërkombëtar, përfshi këtu plotësimin nga ana e Sirisë të kërkesave që vijnë nga marrëveshja ShBA-Rusi, apo të miratimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar eliminimin e programeve të armëve kimike, nisma të cilat do të mundësojnë mospërsëritjen më të ngjarjeve të tilla”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar