Ministria e Financave: Të rriten kontrollet dhe penalitetet

Ministria e Financave rrit vigjilencën për mbledhjen e taksave menjëherë pas rënies së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Rënie kjo, e cila llogaritet si më e më e madhja në 10 vitet e fundit. Konkretisht kjo ministri që prej datës 3 qershor ka bërë me dije Drejtorin e Tatimeve të marrë parasysh rritjen e

Ministria e Financave rrit vigjilencën për mbledhjen e taksave menjëherë pas rënies së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Rënie kjo, e cila llogaritet si më e më e madhja në 10 vitet e fundit.

Konkretisht kjo ministri që prej datës 3 qershor ka bërë me dije Drejtorin e Tatimeve të marrë parasysh rritjen e penaliteteve për bizneset që fshehin të ardhurat apo nuk deklarojnë numrin e punonjësve.

Në udhëzimin e bërë në fletoren zyrtare Ministria e Financave urdhëron për herë të parë që bizneset të deklarojnë të gjithë të punësuarit e tyre edhe ata që janë pjesë e familjes së sipërmarrësit dhe që rezultojnë si të vetëpunësuar, pasi nëse kapen me mosdeklarime të stafit të plotë gjoba shkon në deri në 500 mijë lekë të rinj.

Njëkohësisht  penalitete të shumta do të kenë edhe ata subjekte të cilat pas mbylljes së biznesit nga policia dhe rihapjes pa leje.

Krahasuar më një vit më parë vitit tatimet dhe doganat mblodhën 10 miliard lekë më pak, ndërsa krahasuar më planin që parashikohej të realizohej rënia ishte 7 miliard.

Pas thellimit të deficcitit buxhetor për shkak të shpenzuimeve të shumta është vënë në një situatë mjaft të vështirë edhe buxheti i shtetit.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar