Ministri Tahiri, përjashton nga Garda e Republikës Prendin dhe LLupon

Ministri Tahiri, përjashton nga Garda e Republikës Prendin dhe LLupon

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka liruar nga detyra dhe ka përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës, ish shefin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish gardistin, Agim LLupo, të gjetur fajtorë për vrasjet në protestën e “21 janarit” në  vitin 2011. Me anë të një  njoftimi për shtyp, ministria e Brendshme ka bërë me

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka liruar nga detyra dhe ka përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës, ish shefin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish gardistin, Agim LLupo, të gjetur fajtorë për vrasjet në protestën e “21 janarit” në  vitin 2011.

Me anë të një  njoftimi për shtyp, ministria e Brendshme ka bërë me dije se vendimi është mbështetur në Kushtetutë në ligjin për “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Rregulloren e personelit” dhe “Rregulloren e disiplinës.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se, “Ndrea Prendi dhe Agim Llupo ishin pezulluar nga detyra, në funksion të hetimit të ngjarjeve të datës 21 janar 2001. Lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe përjashtimi nga strukturat e Gardës së Republikës është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë.”

Ndërkohë, dy ditë më parë Gjykata e Apelit dënoi për akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ish shefin Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg për vrasjen e Faik Myrtajt dhe ish gardistin, Agim Llupo me 3 vite burg, për vrasjen e Ziver Veizit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar