Ministri sirian: Siria do të japë përgjigjen e duhur ndaj çdo agresioni ushtarak

Ministri sirian: Siria do të japë përgjigjen e duhur ndaj çdo agresioni ushtarak

Ministri sirian i Mbrojtjes, Fahd Jasem al-Freij  jep një deklaratë kërcënuese në një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të Ushtrisë iraniane. “Siria do t’i japë përgjigjen e merituar çdo forme të agresionit ushtarak nga SHBA-të dhe aleatët e saj”, citon Agjencia Siriane e Lajmeve, “SANA”. Ministri shprehet se SHBA-ja dhe aleatet kërkojnë të çorientojnë

Ministri sirian i Mbrojtjes, Fahd Jasem al-Freij  jep një deklaratë kërcënuese në një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të Ushtrisë iraniane.

“Siria do t’i japë përgjigjen e merituar çdo forme të agresionit ushtarak nga SHBA-të dhe aleatët e saj”, citon Agjencia Siriane e Lajmeve, “SANA”.

Ministri shprehet se SHBA-ja dhe aleatet kërkojnë të çorientojnë opinionin publik dhe të justifikojnë krimet e tyre.

Në përgjigje të bisedës, Ministri iranian i Mbrojtjes tha se humbësi kryesor në një luftë të mundëshme do të jetë pala që do ta nis atë.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar