Ministri sirian i Mbrojtjes, Fahd Jasem al-Freij jep një deklaratë kërcënuese në një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të Ushtrisë iraniane. “Siria do t’i japë përgjigjen e merituar çdo forme të agresionit ushtarak nga SHBA-të dhe aleatët e saj”, citon Agjencia Siriane e Lajmeve, “SANA”. Ministri shprehet se SHBA-ja dhe aleatet kërkojnë të çorientojnë
Ministri sirian i Mbrojtjes, Fahd Jasem al-Freij jep një deklaratë kërcënuese në një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të Ushtrisë iraniane.
“Siria do t’i japë përgjigjen e merituar çdo forme të agresionit ushtarak nga SHBA-të dhe aleatët e saj”, citon Agjencia Siriane e Lajmeve, “SANA”.
Ministri shprehet se SHBA-ja dhe aleatet kërkojnë të çorientojnë opinionin publik dhe të justifikojnë krimet e tyre.
Në përgjigje të bisedës, Ministri iranian i Mbrojtjes tha se humbësi kryesor në një luftë të mundëshme do të jetë pala që do ta nis atë.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *