Ministri i Jashtëm serb: “Shqipërisë e madhe” paraqet rrezikshmëri, BE të reagojë pas ngjarjes

“Modeli i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për të gjithë rajonin” kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç i cili kërkoi edhe reagimin e BE-së pas valëvitjes së flamurit me Shqipërinë etnike në stadiumin “Partizani” në Beograd. Pas deklaratës së Kryeministrit  Edi Rama lidhur me incidentin e rëndë që ndërpreu ndeshjen Serbi-Shqipëri, kreu i

“Modeli i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për të gjithë rajonin” kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç i cili kërkoi edhe reagimin e BE-së pas valëvitjes së flamurit me Shqipërinë etnike në stadiumin “Partizani” në Beograd.

Pas deklaratës së Kryeministrit  Edi Rama lidhur me incidentin e rëndë që ndërpreu ndeshjen Serbi-Shqipëri, kreu i diplomacisë serbe, Daçiç reagoi duke thënë  se me këtë model qeveria shqiptare nuk ka një plan për të ardhmen.

“Shqipëria e Madhe” mund të jetë një model i dëshiruar nga politikanët shqiptarë, por për BE, SHBA dhe të gjithë vendet e rajonit ajo është modeli i të shkuarës, që sjellë rrezik në destabilitetin dhe konflikte të reja në Ballkan. Nëse modeli i qeverisë shqiptare për të ardhmen është “Shqipëria e Madhe”, atëherë vendi vështirë se ka një qëllim për të ardhmen.”, tha ministri Daçiç për medien serbe “Beta”.

Daçiç duke sulmuar Shqipërinë theksoi se kjo e fundit, me rrezikshmërinë që paraqiti nuk duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Serbia meriton kritika për gabimet në organizimin e ndeshjes, por Shqipëria e meriton dënimin më të fortë nga provokimet në mes të shtetit tonë dhe në sytë e një audience televizive në mbarë botën, duke shpalosur “Shqipërinë e Madhe”, që kërcënon jo vetëm Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, por gjithë Evropën e botën. BE të flasë përpara një kërcënimi të tillë për stabilitetin e Ballkanit. Nëse hesht kjo mund të nënkuptojë  mbështetje”, tha më tej Daçiç.

/Ilda Xhafa/

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar