Ministrat e Kosovës, vizita në Luginën e Preshevës

0

Ministrat e Qeverisë së Kosovës që nuk kërkohen nga autoritetet e Serbisë,nga dita e sotme do të nisin kërkesa për vizita të njëpasnjëshme në Luginën e Preshevës.

Vizita shkollave shqipe atje, takime me qytetarë dhe një varg arsyesh tjera do të figurojnë në kërkesat që ministrat kosovarë do të shkruajnë në kërkesat që do t`i dorëzojnë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Sipas traditës, Zyra e BE-së në Prishtinë kërkesat i dërgon tek zyra e Unionit ne Beograd, e ata tek Qeveria e Serbisë.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës ”Tribuna” se qëllimi është që të testohet gatishmëria e Beogradit për të pranuar zyrtarët kosovarë, ashtu siç Kosova do t`i pranojë zyrtarët serb një nga një në vizita gjatë fushatës elektorale.

Sipas të njëjtit burim, Qeveria e Kosovës pret që asnjë kërkesë të mos refuzohet, e nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë pala kosovare në mënyrë reciproke do të refuzojë kërkesat e zyrtarëve serbë.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here