Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve dhe ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, do të vizitojnë sot Shqipërinë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Programi i vizitës së dy ministrave të brendshëm të Francës dhe Gjermanisë parashikon takime zyrtare në nivel delegacionesh në Ministrinë e
Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve dhe ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, do të vizitojnë sot Shqipërinë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Programi i vizitës së dy ministrave të brendshëm të Francës dhe Gjermanisë parashikon takime zyrtare në nivel delegacionesh në Ministrinë e Brendshme. Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi në orën 15:00. Ministrat pritet që të zhvillojnë një takim dhe me kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të vizitës së tyre në Shqipëri, dy ministrat e brendshëm do të zhvillojnë një vizitë në Komisariatin e Policisë së Rinasit, të shoqëruar nga zv/Ministrja e Punëve të Brendshme.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *