Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Florjon Mima i pranishëm në forumin “Perspektiva Ekonomike 2013-2017” të organizuar nga dhoma Amerikane e Tregtisë, ka premtuar 250 mijë vende pune. Në fjalën tij kreu i METE-s theksoi se, gjeneratori i punësimit do të jetë sektori privat. “Ne kemi evidentuar sektorët që përmes politikave lehtësuese të hartuara nga
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Florjon Mima i pranishëm në forumin “Perspektiva Ekonomike 2013-2017” të organizuar nga dhoma Amerikane e Tregtisë, ka premtuar 250 mijë vende pune.
Në fjalën tij kreu i METE-s theksoi se, gjeneratori i punësimit do të jetë sektori privat. “Ne kemi evidentuar sektorët që përmes politikave lehtësuese të hartuara nga qeveria krijojnë vende pune. Rreth 100 mijë forca pune do të punësohen në bujqësi përmes programeve mbështetëse të qeverisë”.
Sipas Mimës, krijimi i kushteve të favorshme për thithjen e investimeve të huaja, të cilat janë trefishuar që nga 2005 do të mundësojnë punësimin e qytetarëve.
“Projekti TAP dhe gazifikimi i shqipërisë do të punësojë direkt rreth 20 mijë qytetarë dhe indirekt 50 mijë të tjerë . Ne vijojmë të mbështesim tezën se qeveria është punëdhënsi më i keq, ndaj fokusi ynë do të jetë hartimi i politikave dhe reformave në mbështeje të sektorit privat për punësimin e qytetarëve”theksoi ministri i METE-s në fjalën e tij në forumin “Perspektiva Ekonomike 2013-2017”.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *