Milot-Laç, bllokohen 19 kamionë me krom dhe inerte

0

Në aksin rrugor Milot-Laç, policia e Lezhës ka bllokuar 19 kamionë,  nga të  cilë t  15 të  ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte. Kamionët e bllokuar  u përkasint disa subjekteve të biznesit, të cilat operojnë në Bulqizë dhe Dibër.

Hetimet paraprake të  policisë  bëjnë  me dije se  materiali i ngarkuar me krom dhe inerte në këta kamionë nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe shoqerohej me faturë të thjeshtë shoqërimi, ku nuk ishte shënuar sasia e mallit dhe as vlera e tij. Në lidhje me këtë aksion ka nisur edhe një hetim, ndërsa janë marrë në pyetje drejtuesit e mjeteve, të cilët janë shoqëruar për në komisariatin e Kurbinit.

Ndërkaq për inspektim në Lezhë ka mbërritur dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri,ndërkohë  ҫështja  ka kaluar në prokurorinë e rrethit gjyqësor për veprën penale “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim dokumentesh” kryer në bashkëpunim.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here