Milo: Nuk ka pol të qendrës, nuk do të luftojmë ata për fitoren e të cilëve luftuam

Milo: Nuk ka pol të qendrës, nuk do të luftojmë ata për fitoren e të cilëve luftuam

Paskal Milo mohon mundësinë e krijimit të një poli të qendrës nga ana e partive të vogla në Parlament. Deklarata është bërë gjatë një interviste për gazetën ‘‘Panorama’’. Kreu i Partisë  Demokracia Sociale ka thënë se një ide e tillë është propozuar nga kryetari i PDK-së Ndoka , gjatë një kafe mes kolegësh, por asnjëherë nuk ka patur negociata serioze.

Paskal Milo mohon mundësinë e krijimit të një poli të qendrës nga ana e partive të vogla në Parlament. Deklarata është bërë gjatë një interviste për gazetën ‘‘Panorama’’.

Kreu i Partisë  Demokracia Sociale ka thënë se një ide e tillë është propozuar nga kryetari i PDK-së Ndoka , gjatë një kafe mes kolegësh, por asnjëherë nuk ka patur negociata serioze.

Sipas tij, e vetmja negociatë që partia e tij pret të bëjë në këto momente, është ajo me Partinë Socialiste për bashkëqeverisjen.

Milo tha se Demokracia Sociale nuk dëshiron të mbetet në opozitë, pasi ka luftuar për të dalë fitues koalicioni i PS-së, jo për të luftuar koalicionin me të cilin doli fitues.

“Një ide e zotit Ndoka u shpalos në një kafe si kolegë të vjetër të politikës. Është një pikëpamje që mund të shihet nëse në perspektivë PDS-ja do të ishte e detyruar në rrethana të tjera, të ndryshme nga këto që ekzistojnë aktualisht, mund ta merrte në konsideratë. Sot për sot ajo është pjesë e qeverisjes së re të vendit”, u shpreh Paskal Milo .

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar