Milani,25 milion euro per Karim Benzema

Milani,25 milion euro per Karim Benzema

Milani po mendohet  me të vërtetë mirë për sezonin e ardhshëm. Pasi shënjestroi Luka Modriçin,  tashmë Adriano Galiani po mundohet të përfitojë nga rivaliteti i lartë brenda ekipit spanjoll, për të “vjedhur” një tjetër yll.  Bëhet fjalë pikërisht për Karim Benzemanë. Sulmuesi francez ka shkëlqyer në edicionet e fundit me merengesët, duke qenë edhe titullar

Milani po mendohet  me të vërtetë mirë për sezonin e ardhshëm. Pasi shënjestroi Luka Modriçin,  tashmë Adriano Galiani po mundohet të përfitojë nga rivaliteti i lartë brenda ekipit spanjoll, për të “vjedhur” një tjetër yll.  Bëhet fjalë pikërisht për Karim Benzemanë. Sulmuesi francez ka shkëlqyer në edicionet e fundit me merengesët, duke qenë edhe titullar para Gonzalo Higuainit. Por, duket se Karlo Ançeloti nuk e ka në krye të listës, pasi kërkon që të afrojë me çdo kusht Zlatan Ibrahimoviç.

Një goditje e dyfishtë, që do i hapte Galianit dritën jeshile për të nisur bisedimet me mikun e tij Florentino Perez.
“Djajtë e kuq ” janë gati të ofrojnë një shifër prej 25 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, e cila do paguhet me këste për katër vjet. Ndërkohë, për francezin do bëhet një sakrificë financiare, duke i ofruar të njëjtën pagë që ka në Madrid, por gjithashtu edhe vendin e titullarit, duke formuar një dyshe me Mario Balotelin.

Edhe pse duket një transferim tepër surprizues, duke parë situatën e lojtarit dhe dy klubeve, fakti që mund të humbasë vendin e titullarit te spanjollët do e detyrojë atë që të ndryshojë ambient dhe Seria A do ishte një destinacion më se i pëlqyeshëm.

 

/ Laugert Qosja /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar