Milani kërkon Ksabi Alonson

Milani kërkon Ksabi Alonson

Skuadra e Milanit ka gati 15 milionë euro për të marrë spanjollin e Realit të Madridit, Ksabi Alonso. Mesfushori i përfaqësueses së Spanjës duket se do të lërë Madridin për të filluar karrierën me një ekip tjetër. Siç raporton “La Gazetta Dello Sport”, gjigantët e Milanit janë të etur për të sjellë në “San Siro”

Skuadra e Milanit ka gati 15 milionë euro për të marrë spanjollin e Realit të Madridit, Ksabi Alonso. Mesfushori i përfaqësueses së Spanjës duket se do të lërë Madridin për të filluar karrierën me një ekip tjetër.

Siç raporton “La Gazetta Dello Sport”, gjigantët e Milanit janë të etur për të sjellë në “San Siro” lojtarë me emër për të përforcuar akoma më shumë mesfushën për sezonin e ardhshëm.

Reali ka vendosur çmimin prej 15 milionë eurosh, duke kërkuar nga Milani paratë në dorë për ta lënë të lirë. Vetë Alonso mund të kërkojë nga kuqezinjtë një shumë prej 4 milionë eurosh në vit, çka mund të jetë një pengesë për Milanin.

Spanjolli ka qenë gjithashtu i lidhur me preferencat e Çelsit dhe Interit, por klubi madrilen nuk ka bërë një qasje formale për 31-vjeçarin deri më tani.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar