Milani buzëqesh në fund

0

Skuadra e Milanit ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Sienës në ndeshjen e fundit të Serisë A për këtë sezon, duke arritur kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Në fillim kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh me anë të Terzit në minutën e 29-të të pjesës së parë.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me fitoren e Sienës, Baloteli në minutën 84-t kthen në gol një penallti të fituar nga ai vetë dhe barazon shifrat në 1-1. Vetëm 3 minuta më vonë francezi Mekses realizon dhe golin e dytë dhe i jep kështu fitoren Milanit që e çon atë në Ligën e Kampionëve.

Për afro 30 minuta skuadrat luajtën me nga 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ambrozinit dhe Terlizit.

Rezultatet e ndeshjeve të javës së fundit:

Samdoria – Juventus 3-2

Atalanta – Kievo 2-2

Bolonja – xhenova 0-0

Roma – Napoli 2-1

Kaljari – Lacio 1-0

Inter – Udineze 2-5

Palermo – Parma 1-3

Peskara – Fiorentina 1-5

Siena – Milan 1-2

 

 /Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here