Milan “poker” asash ne Madrid

Milan “poker” asash ne Madrid

Trajneri i Realit të Madridit, Hoze Mourinjo, me shumë mundësi flitet se do të largohet nga drejtimi i këtij ekipi për t’iu bashkëngjitur Çelsit të Londrës. Por jo vetëm kaq, pas Mourinjos priten të largohen edhe shumë lojtarë. Sakaq Adriano Galiani ka dëgjuar lajmin dhe menjëherë i është vënë pas emrave që do të lejnë

Trajneri i Realit të Madridit, Hoze Mourinjo, me shumë mundësi flitet se do të largohet nga drejtimi i këtij ekipi për t’iu bashkëngjitur Çelsit të Londrës.

Por jo vetëm kaq, pas Mourinjos priten të largohen edhe shumë lojtarë. Sakaq Adriano Galiani ka dëgjuar lajmin dhe menjëherë i është vënë pas emrave që do të lejnë Realin gjatë kësaj merkatoje verore.

Ai është takuar me Florentino Perezin dhe kanë folur gjatë për të transferuar disa lojtarë në Milano. Bëhet fjalë për Kaka, Diego Lopez, Di Maria, Pepe dhe Kalejon.

Galiani ka shtuar se Kaka dëshiron rikthimin e tij ne “Milanelo” dhe se do bëjmë të pamundurën për të marrë lojtarë më emër këtë vit.

Gjithashtu Milani interesohet edhe për Lodin e Katanias dhe Nainggolan të Xhenovas, për të cilin interesohet edhe Interi i Moratit.

/Dorjan Gjepali/ 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar