Milani do të përballet sonte në mbrëmjë me Sëlltikun, një skuadër e cila së fundmi është paraqitur tepër e rrezikshme. Trajneri i Milanit Alegri lëshon alarmin duke thënë se ka të gatshëm vetëm 13 lojtarë për këtë sfidë, pasi pjesa tjetër e ekipit janë të dëmtuar. “Për momentin kemi vetëm 13 lojtarë në dispozicion. Për
Milani do të përballet sonte në mbrëmjë me Sëlltikun, një skuadër e cila së fundmi është paraqitur tepër e rrezikshme. Trajneri i Milanit Alegri lëshon alarmin duke thënë se ka të gatshëm vetëm 13 lojtarë për këtë sfidë, pasi pjesa tjetër e ekipit janë të dëmtuar.
“Për momentin kemi vetëm 13 lojtarë në dispozicion. Për sa i përket formacionit kam vetëm dy dyshime: Konstant–Emanuelson dhe Robinjo–Birsa, ndaj zgjedhjet do t’i bëj vetëm në minutat e fundit”, shprehet ai.
Duke i bërë një analizë të gjatë dëmtimeve, Alegri thotë: “Lista është aq e gjatë, a thua se jemi në gjendje lufte, megjithatë nuk jam i frikësuar nga kjo situatë. Shum lojtarë janë të dëmtuar dhe kthehen pas dy javësh, kështu që duhet të gjëjmë forcat për të mos e ndjerë mungesën e tyre”, përfundoi trajneri i kuqezinjve.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *