Bashkia e Tiranës i ka akorduar çmimin “Qytetar Nderi” presidentit të Fondacionit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff. Ky çmim i jeper Granoff me motivacionin: “Për kontributin e tij të vlefshëm në transformimin dhe përmisimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Tiranës, përmes mbështetjes së ndërmarrësve të rinj, ndihmës për
Bashkia e Tiranës i ka akorduar çmimin “Qytetar Nderi” presidentit të Fondacionit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff.
Ky çmim i jeper Granoff me motivacionin: “Për kontributin e tij të vlefshëm në transformimin dhe përmisimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Tiranës, përmes mbështetjes së ndërmarrësve të rinj, ndihmës për përmisimin e klimës së biznesit dhe asistencës për mbrojtjen e trashëgimisë urbane e kulturore të qytetit të Tiranës.”
Kryebashkiaku Basha ka vlerësuar ndihmën e madhe që Granioff ka dhënë për Bashkinë e Tiranës duke veçuar ngritjen e një fondi prej 5 milionë orës për ndërmarrjet e reja të bizneseve të rinj si dhe financimin e projektit për rehabilitimin e sheshit “Avni Rustemi” dhe tregut rrethues në këtë zonë i njohur si zona e Pazarit të Ri.
“Para disa muajsh, së bashku me Fondacionin shqiptaro-amerikan të Zhvillimit nënshkruam një projekt unik për rajonin, me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh, në zemër të së cilit qëndron ngritja e aftësive dhe mundësive për të mbështetur ndërrmarjet e reja të biznesmenëve të rinj, të rejave dhe të rinjve të Tiranës që duan të nisin biznesin e tyre në këtë qytet apo ta konsolidojnë apo zgjerojnë atë, pra një projekt që ndihmon drejtpërdrejt në klimën e biznesit dhe ndërmarrësit e rinj të qytetit tonë.” Theksoi Rama në fjalën e tij.
Zoti Granoff është i pesti personalitet, të cilit kryebashkiaku Basha i akordon këtë titull. Më hërët titulli “Qytetar Nderi” i Tiranës e kanë marrë Emir i Katarit, Kryeministri i Kuvajtit, ish zv-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-minitri i jashtëm i Italisë, Franco Frattini dhe së fundmi Papa Françesku.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *