MF- BERZH marrëveshje për rrugët Rajonale dhe Lokale

0

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesi i përhershëm i BERZH-it, për Shqipërinë Fabio Serri nënshkruan sot Marrëveshjen e Grantit për Projektin e Rrugëve Rajonale dhe Lokale,  në kuadër të fondeve IPA 2010/2011.

Fondi me vlerë 34.068.750 euro do të përdoret tërësisht për financimin e punimeve civile për rehabilitim të rrugëve rajonale dhe lokale. Sipas  Ministrisë së Financave; “programi i rrugëve rajonale dhe lokale synon rehabilitimin e 1 mijë deri në 1500 kilometra rrugë rajonale dhe lokale”.

“Objektivi i programit është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë, duke përfshirë:përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal.përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ky program, i cili është parashikuar të ketë një kosto totale prej rreth 400 milionë USD, bashkëfinancohet nga Banka Botërore, OFID, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, Banka Islamike për Zhvillim dhe fonde të Bashkimit Evropian. Ndërsa Agjencia Zbatuese e këtij Programi është Fondi Shqiptar për Zhvillim.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here