MF akordon 900 mijë USD për zyrat e veta

0

Ministria e Financave në qershor të vitit të kaluar lidhi një kontratë me vlerë 100 mijë dollarë për rregullimin e zyrës së ministrit Ridvan Bode dhe parkingut të institucionit.

Me një shtesë në kontratë të nënshkruar nga ministria në muajin shtator për parkingun, përfshirë ndërtimin e sallës së konferncave dhe mbledhjeve, dikasteri i ministrisë ishte i angazhuar për të shpenzuar rreth 400 mijë dollarë, ndërkohë që buxheti ishte i ngrirë dhe lejoheshin vetëm investime të rëndësishme.

Pas këtyre operacioneve mësohet se në fund të muajit maj ministria do të zhvillojë tenderin me vlerë 900 mijë dollarë për rikonstruksionin e zyrave të ministrisë. Fondi limit i vendosur nga ministri është 92 milionë lekë me TVSH dhe punimet duhet të mbyllen brenda 6 muajve. Fituese për këtë tender do të jetë shoqëria që ofron çmimin më të ulët dhe realizimin e punës sipas afateve të vendosura.

Procedurat e zhvillimit të tenderit janë hartuar nga vetë zyrtarët e ministrisë, të cilët firmosën kalimin e  çekut 900 mijë dollarë, pikërisht në momentin kur zoti bode është në fund të mandatit të tij. Tenderi prej 900 mijë dollarësh  po realizohet pikërisht në momentin kur drejtuesit  e ministrisë nuk e kanë të sigurtë nëse do vazhdojnë të qeverisin ende pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here