Meta: Votojmë tre ligjet po të hyjnë në fuqi në shtator

Meta: Votojmë tre ligjet po të hyjnë në fuqi në shtator

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha së opozita është e gatshme të votojë tre ligjet e integrimit me kusht që ato të hyjnë në fuqi në shtator. “Opozita është e gatshme t’i votojë tre ligjet me kompromisin që ato të hyjnë në fuqi në shtator. Çfarë pazari ka këtu? Ky është një kompromisë në të

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha së opozita është e gatshme të votojë tre ligjet e integrimit me kusht që ato të hyjnë në fuqi në shtator.

“Opozita është e gatshme t’i votojë tre ligjet me kompromisin që ato të hyjnë në fuqi në shtator. Çfarë pazari ka këtu? Ky është një kompromisë në të mirë të Shqipërisë, ky është një kompromis edhe në të mirë të Doktorit, po t’i referohemi faktit se ai shprehet i bindur në fitore. Ne nuk po e kuptojmë përse po votohet për konkretizimin e këtij hapi madhor për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë. Këtu kemi të bëjmë më një kompromis, këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë pazar dhe as me lojë fjalesh. Lojërat e fjalëve vijnë nga ana tjeter, se mesa duket ata shpresojnë dhe dëshirojnë që ato tre ligje te mos votohen, për të vazhduar atë retoriken boshe të akuzave për vonesen e këtij procesi për t’ia faturuar opozitës”, – tha z. Meta.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar