Meta: Të rinjtë prioriteti i LSI-së

Meta: Të rinjtë prioriteti i LSI-së

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fundjavës prezantoi kandidatin për deputet në njësinë nr. 3 në Tiranë, Edrit Braimllari. Ai premtoi se punësimi është prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sidomos i të rinjve. “Në emër të së ardhmes rinia është aseti më i vyer i kombit, i shoqërisë sonë është e sotmja dhe e

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fundjavës prezantoi kandidatin për deputet në njësinë nr. 3 në Tiranë, Edrit Braimllari. Ai premtoi se punësimi është prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sidomos i të rinjve.

“Në emër të së ardhmes rinia është aseti më i vyer i kombit, i shoqërisë sonë është e sotmja dhe e nesërmja. Të rinjtë e gjejnë veten e tyre në LSI më mirë se kudo tjetër, sepse te LSI ata janë vetvetja, sepse te LSI ata janë një faktor i fuqishëm përmes të cilit ata realizojnë ndryshim. Punësimi është prioritet i LSI-së. Në platformën elektorale për 4 vitet e qeverisjes së ardhshme e në mënyrë të veçantë, punësimi i të rinjve dhe të reja është prioriteti dhe angazhimi ynë më i madh dhe i rëndësishëm”, tha z. Meta.

Duke vazhduar në fjalën e tij, kreu i LSI-së tha se për vendin synohet krijimi i një modeli të ri ekonomik dhe këtë do ta mbështesë formimi profesional i të rinjve.

“LSI-ja synon një model të ri të ekonomik që bazohet te prodhimi dhe të aftësia për të eksportuar si baza kryesore për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe punësim të qëndrueshëm. Dhe në themel të këtij angazhimi për këtë model të ri ekonomik qëndron mbështetja dhe formimi profesional i të rinjve në mënyrë që ata të punësohen në këto sektorë kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit”, deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar