Meta takon Reeker: Zgjedhjet të kaluara me sukses, SHBA mbështet Shqipërinë

0

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta është takuar me Zëvendës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker në Slloveni.

Në fjalën e tij Reeker u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit janë një test i kaluar me sukses për Shqipërinë. Ai garantoi se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në reformat institucionale dhe ekonomike si dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, Meta u shpreh se këto zgjedhje sollën ndryshimin e pritur nga qytetarët dhe se do të ketë një frymë të re për integrimin europian dhe do t’i japë më shumë prioritet bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA dhënë Shqipërisë duke shtuar se kjo e fundit mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm i vendit tonë.

Kreu i LSI, Ilir Meta ka qenë i ftuar në forumin Strategjik të BLEDIT NË Slloveni.

/Rovena Dupi/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here