Meta takim me Arvizun, certifikimi i zgjedhjeve

0

Gjatë mesditës së sotme kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,Ilir Meta, do të takohet me ambasadorin e SHBA-së, Aleksandër Arvizu, në ambientet e selisë së Lëvizjes Sovialiste për Integrim.

Në fokus të diskutimeve do të jetë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Në një deklartë, ambasadori Arvizu thekson nxitjen e institucioneve zgjedhore për certifikimin e zgjedhjeve dhe konfirmimin e vullnetit të popullit shqiptar.

Ai gjithashtu deklaron se, pas fotmimit të qeverisë së re, të gjithë udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarë të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here