Meta takim me ambasadorin britanik Cannon

Meta takim me ambasadorin britanik Cannon

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë,Z. Nicholas Cannon. Ambasadori Cannon përgëzoi Metën për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së punës në çështje prioritare bilaterale si lufta kundër krimit e korrupsionit, drejtësia, sundimi i

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë,Z. Nicholas Cannon.

Ambasadori Cannon përgëzoi Metën për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së punës në çështje prioritare bilaterale si lufta kundër krimit e korrupsionit, drejtësia, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ekonomik.

Meta falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e veçantë që Britania e Madhe i jep Shqipërisë, dhe u shpreh se mbështetja në rritje ndaj LSI-së tregoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për të nxitur një ndryshim që vjen përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes.

Meta dhe Ambasadori Cannon ndanë bindjen se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe duhet forcuar në mënyrë konkrete në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë bilateral, dhe veçanërisht në drejtim të procesit të integrimit evropian të vendit, i cili mbetet prioriteti kryesor për të gjithë shqiptarët.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar