Meta: SHQUP – i nuk na preokupon

Meta: SHQUP – i nuk na preokupon

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, shprehet se SHQUP – i është një çështjë që nuk e prokupon maxhorancën e re edhe pse ka patur probleme në vendimin e marrë, dhe duke qënë se  axhenda europiane është më e rëndësishme. “Mendoj së nuk është kjo çështja

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, shprehet se SHQUP – i është një çështjë që nuk e prokupon maxhorancën e re edhe pse ka patur probleme në vendimin e marrë, dhe duke qënë se  axhenda europiane është më e rëndësishme.

“Mendoj së nuk është kjo çështja më e rëndësishme që preokupon as Kryeministrin Rama, as maxhorancën pavarësisht nga problemet e konstatimit në fjalë, që është marrë. Unë jam i bindur se kjo qeveri dhe kjo maxhorancë janë të orientuara qartë te përmbushja e axhendës europiane. Të tjerat janë çështje të tjera”, – tha z. Meta.

Ndërkohë zëvëndëskryeminisri Niko Peleshi gjatë një interviste televizive deklaroi se qeveria e re do të shfuqizojë të gjitha vendimet e qeverisë Berisha të marra gjatë rotacionit të pushtetit. “Interesat e qytetarëve u prekën keqas në mënyrë të paprinciptë pas 23 qershorit. Ne do të marrim vendime etike, do prekim çdo vendim pas 23 qershorit. Mund të jenë marrë vendime që nuk bien ndesh me interesa madhore. Por, për etikë do t’i zhbëjmë të gjitha”, – dekalroi z. Peleshi

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar