Meta: Qeveria e re transparente dhe efikase, Berisha të shkojë për pushime në mal

Meta: Qeveria e re transparente dhe efikase, Berisha të shkojë për pushime në mal

Pak orë pas mbledhjes së djeshme me ministrat e LSI-së, kreu i kësaj partie, Ilir Meta, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shprehur mbështetjen e tij për qeverinë e re,  LSI do të ketë kontributin e saj. “Qeveria e re do të jetë një qeveri që do të lërë gjurmë në modernizimin e

Pak orë pas mbledhjes së djeshme me ministrat e LSI-së, kreu i kësaj partie, Ilir Meta, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shprehur mbështetjen e tij për qeverinë e re,  LSI do të ketë kontributin e saj.

“Qeveria e re do të jetë një qeveri që do të lërë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes, në efikasitetin e realizimit të reformave. Kjo qeveri do të sjellë një politikë të re dhe emancipuese, më humane, një politike më integruese. Sot ditë pune, u takuam me përfaqësues të ndryshëm të LSI-së, disa janë pjesë e kabinetit. LSI vazhdon angazhimet e saj. Edhe pse është një periudhë pushimesh, të gjithë janë në punë”, tha Meta.

Meta tha më tej se programi i qeverisë së re do bëhet publik në kohën e duhur.

Ndërsa akuzave të kryeministrit Berisha, se qeveria e re ka ministrat më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë vendi, Meta iu përgjigj, “Berisha ka nevojë për pushime malore, ato janë me relaksuese, edhe unë vetë bëra disa”.

Ai gjithashtu shprehu keqardhjen për akuzat se PS-LSI do të bëjë spastrime në administratë, ndërsa shtoi se shembull i këtyre spastrimeve është pikërisht PD.

“PD është rasti më shembullor i spastrimeve, apo edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës pasi i dhamë fund koalicionit PD-LSI. Ne do forcojmë kapacitetet e administratës, respektojmë ligjin e nëpunësit civil, do ruajmë nivelin e ekspertizës në administratë. Do ketë reforma për një administratë më të efektshme. Është për të ardhur keq që ata flasin për qeverinë sikur ajo ka filluar punë që më 23 qershor, kjo nuk ju rrit besueshmërinë dhe seriozitetin, nuk i bën të reflektojnë arsyet e vërteta të humbjes së tyre, ka nevojë për opozitë konstruktive ashtu siç kishte nevojë për një qeveri të re”, tha Meta më tej.

Në këtë kuadër, perfaqësimin e LSI-së me ministri të ndryshme nga ato të qeverisjes sëe kaluar Meta e ka komentuar si tregues të transparencës.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar