Meta: Programi ynë, rruga më e shpejtë për zhvillimin

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim në një nga bizneset, me prodhim  industrial nga investitorë  italian. Në këtë takim Meta ka theksuar se bashkëpunimi me investitoret vendas dhe të huaj është i domosdoshëm  për hapjen e vendeve të reja të punës. “A ngazhimi është të krijojmë paqe industriale dhe

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim në një nga bizneset, me prodhim  industrial nga investitorë  italian.

Në këtë takim Meta ka theksuar se bashkëpunimi me investitoret vendas dhe të huaj është i domosdoshëm  për hapjen e vendeve të reja të punës.

“A ngazhimi është të krijojmë paqe industriale dhe zona të lira ekonomike, të cilat do të ofrojnë të gjitha lehtësitë infrastukturore, por njëkohësisht lehtësim total nga taksat dhe tatimet për një periudhë 5-vjeçare me qëllim kryesor rritjen e punësimit”, deklaroi ai.

Gjithashtu Meta nuk ka lënë pa përmendur planin 5 pikësh të LSI-së për punësimin.

“Një lehtësi  e specifikuar qartë në planin tonë për punësim me qëllim nxitjen e investimeve të huaja është pikërisht bërja  zero e taksave dhe tatimeve për të gjithe bizneset e reja dhe të huaja të cilët investojnë për një periudhë  5-vjeçare deri në 30 milion euro”, tha Meta.

Meta ka folur edhe për rëndësinë  e TVSH,  e cila do t’i japi fund problemit të jashtëzakonshëm  që kanë të gjitha bizneset në administratën tatimore, ku ato kurrë nuk rimbursohen ose  rimbursohen në mënyrë selektive ose të vonuar.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar