Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë fjalës së tij në forumin Strategjik të Blendit në Slloveni tha se vendi ka nevojë për reforma të reja në procesin e integrimit evropian. Meta shprehu besim të plotë në qeverinë e re. Ai theksoi se pavarësisht problemeve ekonomike dhe sociale kabineti i ri qeveritar do
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë fjalës së tij në forumin Strategjik të Blendit në Slloveni tha se vendi ka nevojë për reforma të reja në procesin e integrimit evropian.
Meta shprehu besim të plotë në qeverinë e re. Ai theksoi se pavarësisht problemeve ekonomike dhe sociale kabineti i ri qeveritar do tregoj vullnet dhe punë të palodhshme.
Meta u ndal edhe tek rëndësia e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik Pipeline (TAP), si një projekt strategjik rajonal që do të garantojë furnizimin me gaz, jo vetëm për Europën, por edhe për vendet e rajonit.
Një panel i veçantë ju dedikua marrëdhënieve BE-Ballkani Perëndimor pas anëtarësimit të Kroacisë, ku ishte i ftuar si panelist z. Meta, disa personalitete të larta politike nga rajoni si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, z. Philip Reeker.
/Ejup Lila/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *