Meta: LSI, faktori që përcakton drejtimin e politikës shqiptare

Meta: LSI, faktori që përcakton drejtimin e politikës shqiptare

Kreu i LSI – së, Ilir Meta, tha në takimin që zhvilloi me banorë të qytetit të Burrelit, se Lëvizja Socialiste për Integrim do të nxisë rritjen ekonomike të vendit, në mënyrë që të ulen importet dhe të rriten eksportet. Një ekonomi e mirë, do të thotë më shumë vende të reja pune, sipas z.

Kreu i LSI – së, Ilir Meta, tha në takimin që zhvilloi me banorë të qytetit të Burrelit, se Lëvizja Socialiste për Integrim do të nxisë rritjen ekonomike të vendit, në mënyrë që të ulen importet dhe të rriten eksportet. Një ekonomi e mirë, do të thotë më shumë vende të reja pune, sipas z. Meta.

“Kjo do të bëhet në mënyrë që të nxisim rritjen ekonomike, në mënyrë që të nxisim prodhimin, në mënyrë që të ulim importet dhe të rrisim eksportet. Duhet të kemi një ekonomi që konkuron dhe që garanton vende pune të qëndrueshme dhe afatgjata. Të gjitha politikat e Lëvisjes Socialiste për Integrim, si në fushën e arsimit ku e gjithë vëmendja është tek arsimi profesional dhe formimit profesional, si në fushën e taksave dhe kudo tjetër, të gjitha rrahin në një prioritet kyç, në punësimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Mat dhe në të gjithë Shqipërinë”, – tha ai.

Më tej z. Meta deklaroi se partia e tij është faktori determinant në drejtimin e politikës shqiptare dhe që është forca që garanton rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. “LSI është faktori kryesor që përcaton drejtimin e politikës shqiptare, është faktori që garanton rrugën e pandalshme të integrimit evropian të Shqipërisë”, – theksoi z. Meta.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar