Kompania mëmë Meta ka deklaruar ditën e hënë se mund të mbyllë Facebook dhe Instagram në të gjithë Evropën. Çështja lidhet me rregulloret evropiane të të dhënave që pengojnë Meta, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA. Meta tha se përpunimi i të dhënave të përdoruesve
Kompania mëmë Meta ka deklaruar ditën e hënë se mund të mbyllë Facebook dhe Instagram në të gjithë Evropën. Çështja lidhet me rregulloret evropiane të të dhënave që pengojnë Meta, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA.
Meta tha se përpunimi i të dhënave të përdoruesve midis vendeve është thelbësor për vazhdimin e bizneseve dhe reklamave.
“Në thelb, bizneset kanë nevojë për rregulla të qarta globale për të mbrojtur flukset e të dhënave transatlantike për një afat të gjatë, dhe si më shumë se 70 kompani të tjera në një gamë të gjerë industrish, ne po monitorojmë nga afër ndikimin e mundshëm në operacionet tona evropiane ndërsa këto zhvillime përparojnë.” – është shprehur zëdhënësi i Meta.
Në raportin e tij vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, Meta paralajmëroi të enjten e kaluar se nëse nuk miratohet një marrëveshje e re këtë vit kompania nuk do mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, madje me siguri do ju duhet të largohen nga kontineti.
Megjithatë duket se Meta nuk ka dëshirë dhe plane për të tërhequr Facebook dhe Instagram nga Evropa.
“Ne nuk kemi absolutisht asnjë dëshirë dhe asnjë plan për t’u tërhequr nga Evropa, por realiteti i thjeshtë është se Meta, dhe shumë biznese, organizata dhe shërbime të tjera, mbështeten në transferimin e të dhënave midis BE-së dhe SHBA-së për të operuar shërbime globale.” ka thënë zëdhënësi i Meta për Euronews Next.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *