Meta: Foton e Topallit do ta mbaj sa të jem kryetar Paralamenti

0

“Po të ktheheni pak majtas është fotoja e znj Topalli dhe unë e shoh aty sa herë hyj në Kuvend. Dhe ju do vijoni ta shihni sa kohë të jem në krye të Kuvendit”, janë këto fjalët e kryearalamentarit Ilir Meta, gjatë takimit që pati ditën e sotme me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

Fotoja e ishkryeparlamentares Topalli qëndron në hyrje të Parlamentit dhe ka shkaktuar interes tek ata që ishin të pranishëm, pasi duket e  çuditshme që një kryetar Parlamenti të mbajë ende foton e ish-kryeparlamentares në muret e Parlamentit. Nuk dihet ende shkaku pse është vendosur kjo foto.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here