Meta-Aşan: Të rriten shkëmbimet ndërparlamentare

0

Takimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me ambasadorin turk në Tiranë, Hasan Aşan ka pasur në fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atij parlamentar mes Turqisë dhe Shqipërisë .

Meta në fjalën e tij vlerësoi  mbështetjen dhe miqësinë e ngushtë që Turqia i ofron Shqipërisë, duke theksuar se Turqia është një vend vllazëror me Shqipërinë.

“Duhet të konkretizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të rrisim shkëmbimet ndër parlamentare mes dy vendeve” është shprehur Meta.

Ambasadori i përcolli Metës mesazhin e urimit të z. Cemil Çiçek me rastin e zgjedhjes si Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

 /Amela Shehi/


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here