Takimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me ambasadorin turk në Tiranë, Hasan Aşan ka pasur në fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atij parlamentar mes Turqisë dhe Shqipërisë . Meta në fjalën e tij vlerësoi mbështetjen dhe miqësinë e ngushtë që Turqia i ofron Shqipërisë, duke theksuar se Turqia është një vend vllazëror me
Takimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me ambasadorin turk në Tiranë, Hasan Aşan ka pasur në fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atij parlamentar mes Turqisë dhe Shqipërisë .
Meta në fjalën e tij vlerësoi mbështetjen dhe miqësinë e ngushtë që Turqia i ofron Shqipërisë, duke theksuar se Turqia është një vend vllazëror me Shqipërinë.
“Duhet të konkretizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të rrisim shkëmbimet ndër parlamentare mes dy vendeve” është shprehur Meta.
Ambasadori i përcolli Metës mesazhin e urimit të z. Cemil Çiçek me rastin e zgjedhjes si Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.
/Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *