Mësuesit: Nuk studiojmë në pleqëri

0

Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e masterit. Rreth 70 mësues të ciklit të ulët në kryeqytet kanë firmosur një peticion, drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, në të cilën kundërshtohet urdhri i tij për të ndjekur studimet për master shkencor.

“Nuk më duket aspak i drejtë vendimi i ministrit, që parashikon si kusht për të zhvilluar provimin e shtetit, diplomën e masterit shkencor. Diskutojmë me kolegët për qëllimin e këtij vendimi dhe mendojmë se përfitimi financiar është qëllimi parësor. Me siguri, ministri i Arsimit i ka gati emrat që do të futen në listën e emërimeve të mësuesve dhe po kërkon pretekst për të larguar mësuesit veterenë, ata të cilët po japin shpirtin për këtë profesion”, tha Petriti, mësues matematike në një prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit.

Ky vendim i firmosur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës parashikon testimin e mësuesve, vetëm nëse zotërojnë diplomën e masterit shkencor. Në të kundërt, arsimtarët rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Një zgjidhje e duhur është nisja e studimeve të ciklit të dytë, master shkencor dhe jo profesional.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here