Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe babai i tij janë paraqitur sot në gjykatë për tiu përgjigjur akuzave lidhur me mashtrimin e taksave. Messi po paraqitet para një gjykate Spanjolle pasi u ngrit një akuzë nga prokurori i shtetit pasi në qershor u munduan të fshehin të ardhurat e fituara nga lojtari me të drejtën
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe babai i tij janë paraqitur sot në gjykatë për tiu përgjigjur akuzave lidhur me mashtrimin e taksave. Messi po paraqitet para një gjykate Spanjolle pasi u ngrit një akuzë nga prokurori i shtetit pasi në qershor u munduan të fshehin të ardhurat e fituara nga lojtari me të drejtën e imazhit.
Dyshja u thirr për tu paraqitur në gjykatën afër shtëpisë së Messit në Barcelonë, në datën 17 shtator por ajo u shty për një datë tjetër. Sulmuesi Argjentinas dhe babai i tij kanë mohuar se kanë vepruar gabim, por akuzat e shtetit thonë se ata kanë fshehur më shumë se 4 milion euro nga viti 2006 deri në 2009-n.
“Unë nuk jam marrë kurrë me taksat, gjithashtu as babai im. Ne kemi përfaqësuesit tanë ligjorë që merren me këto gjëra dhe ne u besojmë atyre. E vërteta është se unë nuk mund të merrem me të gjitha gjërat, ja pse punësojmë të tjerë për këtë gjë”, ishte shprehur lojtari në qershor.
Messi tashmë ka bërë pagesën autoriteteve Spanjolle me një shumë prej 5 milion eurosh, taksat e papaguara dhe interesat.
/Xhevahir Qardaku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *