Mesi nuk largohet nga Barcelona

0

Lionel Mesi nuk ka ndërmend të largohet nga klubi i Barcelonës, pavarësisht zërave të fundit për një transferim të tij drejt Anglisë apo Francës.

“El Mundo Deportivo” shkruan se ylli argjentinas nuk do të largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek Çelsi apo Paris Saint Germain.

“Argjentinasi nuk do të largohet nga Camp Nou, pasi ndihet shumë i lumtur tek Barcelona, me të cilën ka arritur te fitoje shumë”, shkruan gazeta.

Së fundit është spekuluar shumë për të ardhmen e Mesit, i cili nuk e kishte përjashtuar mundësine e largimit nga Barcelona.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here