Mesi mund të luajë në finalen e Superkupës

0

Klubi i Barcelonës, në një komunikatë të lëshuar për mediat, ka thënë se Mesi mund të luajë në finalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Përballë do të ketë Atletikon e Madridit.

“Lionel Mesi është kthyer në stërvitje të plotë, ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Atletikos së Madridit”  thuhet në komunikatë.

Argjentinasi u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë në finalen e luajtur në kryeqytet. Shkaku ka qenë një dëmtim në kofshë. “Pleshti” mungoi edhe në ndeshjen me Malagën.

26-vjeçari është stërvitur me bashkëlojtarët e tij dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kthyese të Superkupës që zhvillohet në Kamp Nou.

Në 27 ndeshjet e fundit të luajtura me kombëtaren Argjentinase dhe Barcelonën, sulmuesi ka arritur që të luajë për 90 minuta vetëm tek njëra.

/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here