Merkel: Vendosja e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale

Merkel: Vendosja e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar vendosjen e  ligjeve të forta për të mbrojtur të dhënat personale në internet. Merkel, në një intervistë për televizinin  publik ARD, tha se Gjermania dëshironte kompanitë e internetit  të punojnë për mbrojtejn  e  të dhënave.  Komentet e saj ndjekin argumentet në lidhje me një operacion amerikan spiunazhi, i cili mbledh

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar vendosjen e  ligjeve të forta për të mbrojtur të dhënat personale në internet.

Merkel, në një intervistë për televizinin  publik ARD, tha se Gjermania dëshironte kompanitë e internetit  të punojnë për mbrojtejn  e  të dhënave.  Komentet e saj ndjekin argumentet në lidhje me një operacion amerikan spiunazhi, i cili mbledh të dhënat  nga kompanitë e internetit.

“Unë pres një angazhim të qartë nga qeveria e SHBA që në të ardhmen ata ata të respektojnë dhe  ligjet gjermane,”  theksoi kancelarja gjermane.

Ajo gjithashtu tha, se qeveria e saj do të marrë një “pozicion shumë të rreptë” në bisedimet në vazhdim mbi rregullat e Bashkimit Evropian për të mbrojtur të dhënat  personale, ku sipas disa njoftimeve SHBA ka  përgjuar zyrtarë  të BE  përfshirë dhe ata  gjermanë.

/Amela Shehi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar