Merkato, Ronaldo dhe Ibra gati të lëvizin

0

Skuadrat më të mëdha të Evropës kanë nisur të mendojnë për kampionatin e ardhshëm, pa përfunduar ende ky sezon. Të shumtë janë emrat që qarkullojnë, por dy mbi të gjithë kanë ndezur përpara kohe merkaton e transferimeve, Zllatan Ibrahimoviç dhe Kristiano Ronaldo.

Sulmuesi suedez është pranë rikthimit në Serinë A tek Juventusi, i cili është gati të shpenzojë për një lojtar që gjatë këtij sezoni i ka munguar skuadrës së Antonio Kontes. Me titullin kampion të fituar, klubi juventin ka nisur kontaktet e para serioze me menaxherin e lojtarit që sezonin e shkuar u transferua me shumë buje tek Paris SG. Por, në kampionatin francez Ibrahimoviç nuk gjeti nivelin që kërkonte dhe kjo është një nga arsyet që ai kërkon të kthehet sërish në Serinë A.

Gjithsesi, ky transferim nuk është i lehtë, por Juventusi ka gati paratë që do të lehtësonin këtë operacion. Oferta e parë e klubit italian është 20 milionë euro për kartonin dhe 8 milionë në sezon për një kontratë 3-vjeçare. Nga ana tjetër, edhe Paris SG mund të heqë dorë nga Ibrahimoviç, pasi klubi parizien është hedhur në sulm për Kristiano Ronaldon.

Sipas mediave franceze, oferta për sulmuesin mund të shkojë deri në 100 milionë euro, por Paris SG duhet të mundë edhe rivalitetin e Mançester Junaited. Aleks Ferguson kërkon të shfrytëzojë raportin e shkëlqyer me Kristiano Ronaldon, ndërsa për të bindur Realin e Madridit është gati të shpenzojë 65 milionë sterlina, plus kartonin e portugezit tjetër Nani.

 

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here