Nico Rosberg ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Monakos falë një gabimi strategjik të përdorur nga Mercedes ndaj shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton. Hamilton po kontrollonte garën më së miri deri në momentin kur ndodhi përplasja mes Max Verstappen dhe Romain Grosjean. Pas këtij incidenti makina e sigurisë futet menjëherë në
Nico Rosberg ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Monakos falë një gabimi strategjik të përdorur nga Mercedes ndaj shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton.
Hamilton po kontrollonte garën më së miri deri në momentin kur ndodhi përplasja mes Max Verstappen dhe Romain Grosjean. Pas këtij incidenti makina e sigurisë futet menjëherë në pistë dhe në këto momente Lewis Hamilton thirret nga drejtuesit e skuadrës në “pit stop” për të ndërruar tipin e gomave. Por kjo ndalesë në bokse i kushtoi fitoren britanikut, i cili u rendit në shkallën më të ulët të podiumit. Ky gabim fatal i dhuroi gjithashtu Sebastian Vettel-it vendin e dytë.
Për Nico Rosberg kjo është fitorja e tretë radhazi në pistën e Monakos dhe futet në listën e 5 pilotëve që e kanë fituar më shumë këtë garë.
Me këtë rezultat Rosberg e e çon në 10 pikë diferencën me kryesuesin Leëws Hamilton, ndërsa Vettel në 18 pikë.
Në renditjen e konstruktorëve vazhdon dominimi i “Mercedes”, skuadër e cila ngjitet në kuotën e 242 pikëve, 84 pikë më shumë se “Ferrari” i vendit të dytë.
McLaren arrin të marrë pikët e para për këtë sezon me Jenson Button i cili u rendit në vendin e tetë.Tjetër zhgënjim për Fernando Alonson i cili u tërhoq nga gara.
Dhjetëshn e plotësojnë:4. Daniil Kyvat(Red Bull).5.Daniel Ricciardo(Red Bull).6.Kimi Raikkonen(Ferrari).7.Sergio Perez(Force India).8.Jenson Button(McLaren).9.Felipe Nasr(Sauber).10.Carlos Sainz(Toro Roso).
/Dashnor Myftarago/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *