Mënyrat sesi të eliminoni njollat e zeza në fytyrë

Mënyrat sesi të eliminoni njollat e zeza në fytyrë

Pikat e zeza në fytyrë janë një problem i shpeshtë për shumë vajza dhe gra. Krijohen në lëkura të ndryshme dhe jo vetëm në ato me yndyrë. Për t’i zhdukur ato duhen bërë trajtime të vazhdueshme. Pastërtia e përditshme, veçanërisht heqja e make up, redukton mundësinë e shfaqjes së tyre, pasi pikat e zeza kryesisht

Pikat e zeza në fytyrë janë një problem i shpeshtë për shumë vajza dhe gra. Krijohen në lëkura të ndryshme dhe jo vetëm në ato me yndyrë. Për t’i zhdukur ato duhen bërë trajtime të vazhdueshme.

Pastërtia e përditshme, veçanërisht heqja e make up, redukton mundësinë e shfaqjes së tyre, pasi pikat e zeza kryesisht shpërthejnë në pjesën e hundës.

Çdo ditë duhet të lani mirë fytyrën, aplikoni tonik dhe më tej krem hidratues. Kujdes me përdorimin e krem pudrës, pasi ndikon në shtimin e tyre.

Një kurë natyrale për të zhdukur këto pika që ju bëjnë qukalashe me zor, është nëpërmjet mollës.

Prisni dy feta molle, hidhni dy lugë kos dhe përziejini si një komposto. Shtrijeni këtë masë në zonat me pika të zeza duke e shtypur paksa me gishta.

Lëreni për 5 minuta të veprojë dhe më pas me pak pambuk të lyer me lëng limoni pastroni këto zona.

Sapo të jetë pastruar mirë e gjithë maska e vendosur në fytyrë, shpëlajeni sa më mirë me ujë të bollshëm dhe të ftohtë.

/Jonida  Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar