Apple ka prezantuar risitë e reja për përdoruesit e saj, si Apple Card, Apple Neës, Apple Arcade dhe AppleTv plus. Me sa duket ajo çfarë apple do të arrijë dhe që realisht po bën është të shtrijë aktivitetin e saj edhe më gjerë. Sikurse Google apo Amazon të cilat aktivitetet e tyre i shtrinë me
Apple ka prezantuar risitë e reja për përdoruesit e saj, si Apple Card, Apple Neës, Apple Arcade dhe AppleTv plus. Me sa duket ajo çfarë apple do të arrijë dhe që realisht po bën është të shtrijë aktivitetin e saj edhe më gjerë. Sikurse Google apo Amazon të cilat aktivitetet e tyre i shtrinë me nje shumllojshmëri shërbimesh. është pikërisht ky shembulli që edhe Apple po ndjek vetëm se ka një ndryshim atë të çmimeve. Sipas gjasave çmimet që do të vëndosen nga Apple për këto shërbime të reja do të jenë më të larta se ato të kompanive të tjera që ofrojnë shërbime të ngjashme, por asgjë nuk mund të thuhet me siguri për aq kohë sa Apple nuk e zyrtyarizon vetë.
Apple Card është mënyra e re për të paguarit nëpermjet Iphonit tënd ose edhe me kartë fizike. Nëpërmjët saj ti mund të marrësh shuma të ndryshme në formën e nje mini kredije dhe më pas ti përdorësh për të blerë produkte apo shërbime sërish në kompaninë Apple. Një shembull do ishte dëshira për të blerë Iphonin e ri, Apple të thotë “Mos u shqetëso nëpërmjet Apple Card ne të japim kreditin e nevoishëm për të blerë Iphonin dhe ti paguaje një ditë tjeter,por me interes.”
Apple News funksionon me abonim nga apple dhe më pas ti mund të kesh akses në një sër burimesh informacionesh të larmishme. Por lind pyetja kur të njëjtat informacione mund ti kem për një kosto më të ulet ose edhe falas pse duhet të përdor apple News? Këtë duhet të na e thote akoma Apple.
Apple Arcade është një përmbledhje lojërash për mobile të aksesueshme vetem nga paisjet Apple por edhe kjo pas nje abonimi. Sikurse Apple Tv produkt i Apple për televizionin i cili sjell disa ndryshime apo opsione më të shumta.
Pra të gjitha këto që lart përmendëm janë risite e kompanisë Apple qe nuk përbejn ndonjë risi apo lehtësim në shërbimet e ofruara veçse vijne me nje kosto mbi normale për shërbimet e ofruara. Sipas disa kritikëve të kësaj fushe Apple do vetëm të rrisë fitimet e veta por nuk ka marrë në konsideratë rrezikun e këtij aksioni.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *