Mesila Doda e indinjuar: Kemi nevojë për anëtarësi reale

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda e pozicionuar në krahun e Olldashit ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” pas zgjedhjes së kreut të ri të PD-së. Ajo shkruan se shume njërëz, të cilët kanë dhënë një kotribut të konsiderueshëm në PD nuk kanë qenë në lista, ndërkohë që shprehet se PD ka nevojë për anëtarësi

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda e pozicionuar në krahun e Olldashit ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” pas zgjedhjes së kreut të ri të PD-së.

Ajo shkruan se shume njërëz, të cilët kanë dhënë një kotribut të konsiderueshëm në PD nuk kanë qenë në lista, ndërkohë që shprehet se PD ka nevojë për anëtarësi reale.

“Procesi i sotem evidentoi nje ceshtje vitale per PD. Themelues, anetar, sekretar e kryetar seksionesh, komisioner, njerez me nje kontribut te gjate nuk gjenin emrat ne listat e sotme. Kjo do te thote qe procesi i sotem nuk eshte fundi por fillimi i nje procesi te gjate e serioz, ku se pari duhet te evidentohen te gjithe antaret e vertete te PD e te mblidhen copat e shperndara te gjithe shtresave vitale te PD.

Ne kemi nevoje per antaresi reale, jo thjesht emra qe nuk kane asnje lidhje reale me antaresine, sepse do jene ato qe do perkthejne aksionin tone opozitar ne cdo cep te Shqiperise. Ne kemi nevoje te shohim njeri-tjeterin me vertetesi dhe jo thjesht te kufizohemi me intervista mediatike por te rikthejme nje force te animuar, nje opozite me nje filozofi te paster e te qarte e mbi te gjithe t’i mbledhim te gjitha pjeset bashke per te bere betejen tone ne parlament dhe te shtrijme nje organizim perfekt ne cdo cep te vendit.” shkruan Mesila Doda në Facebook

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar