Meksikë, përleshen kartelet rivale, 8 të vdekur

Meksikë, përleshen kartelet rivale, 8 të vdekur

Autoritetet meksikane njoftojnë se, tetë persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet mes dy grupeve të krimit të organizuar në shtetin jugor Guerrero të Meksikës. Zyra e prokurorit të shtetit ka lajmëruar se burra të armatosur nga të dyja grupet janë përleshur në qytetin Coyuca de Benitez, që gjendet rreth 50 kilometra në veri të

Autoritetet meksikane njoftojnë se, tetë persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet mes dy grupeve të krimit të organizuar në shtetin jugor Guerrero të Meksikës.

Zyra e prokurorit të shtetit ka lajmëruar se burra të armatosur nga të dyja grupet janë përleshur në qytetin Coyuca de Benitez, që gjendet rreth 50 kilometra në veri të qytetit Akapullko.

Mediat lokale raportojnë se të vrarët ishin anëtarë të kartelit të drogës Kalorësit Templar dhe grupit tjetër rival Jalisco. Në anën tjetër, një gjykatës federal ka liruar mbrëmë vonë nga të gjitha akuzat tre gjeneralë dhe dy oficerë të lartë për bashkëpunim me kartelet e drogës, pasi hetimet nuk kishin prodhuar prova të mjaftueshme kundër tyre.

Gjeneralët e ushtrisë, Roberto Dave, Ricardo Escorcia dhe Ruben Perez ishin akuzuar se punojnë me kartelin Beltran Leyva, një grup i dhunshëm kriminal i cili dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokaine, heroine, dhe marihuanë andej kufirit për në Shtetet e Bashkuara.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar