Meksikë: Kontrabanda e drogës pas arrestimit të kreut të kartelit

Meksikë: Kontrabanda e drogës pas arrestimit të kreut të kartelit

Arrestimi i një prej bosëve më famëkeqë dhe më brutalë të karteleve të drogës së Meksikës po konsiderohet si një fitore e madhe për Presidentin e vendit latino-amerikan Enrique Pena Nieto dhe bashkëpunimin amerikano-meksikan për të luftuar trafikun e drogës.  Por kapja e bosit të grupit Zetas është edhe në avantazhin e rivalëve të tij

Arrestimi i një prej bosëve më famëkeqë dhe më brutalë të karteleve të drogës së Meksikës po konsiderohet si një fitore e madhe për Presidentin e vendit latino-amerikan Enrique Pena Nieto dhe bashkëpunimin amerikano-meksikan për të luftuar trafikun e drogës.  Por kapja e bosit të grupit Zetas është edhe në avantazhin e rivalëve të tij në tregëtinë e paligjshme.

Marinsat amerikanë e kapën Miguel Angel Trevinon në një rrugë pranë Nuevo Laredos, në kufirin me Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër e Laredos së Teksasit. Udhëheqësi i njohur i grupit Los Zetas ishte me dy bashkëpunëtorë në një makinë, ku kishte sasi të mëdha të hollash, armë dhe municion.

Në Shtetet e Bashkuara, ka akt-akuza federale kundër Miguel Angel Trevinos për trafikim armësh dhe shkelje që kanë të bëjnë me armët. Para disa vjetësh, qeveria e Shteteve të Bashkuara shpalli një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që do të ndihmonin për arrestimin e tij.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar